AVA Main Directory | Resource Links | Event Calendar | Vampirism Research Study | Archived AVA Forum v1.0





Atlanta Vampire Alliance [AVA]
User Info
Welcome, Guest. Please login or register.
September 20, 2020, 05:59:59 am

Login with username, password and session length
Search:     Advanced search

Key Stats
19898 Posts in 2604 Topics by 1004 Members
Latest Member: DragonBLood
Home Help Arcade Login Register
Atlanta Vampire Alliance [AVA]  |  Vampires & Vampirism  |  Vampire Community & Subcultural Discussion (Moderators: Merticus, SoulSplat, Eclecta, Maloryn, Zero)  |  11.08.15 - Vampirėt: Historia E Vėrtetė - Magazine Albania 0 Members and 1 Guest are viewing this topic. « previous next »
Pages: [1] Print
Author Topic: 11.08.15 - Vampirėt: Historia E Vėrtetė - Magazine Albania  (Read 2351 times)
Merticus
House AVA Founder
Administrator
Level 5 Contributor
*****
Gender: Male
Posts: 1651



WWW
« on: November 11, 2015, 11:28:09 am »

http://magazinealbania.com/vampiret-historia-vertete/

Vampirėt: Historia E Vėrtetė
Magazine Albania - November 8, 2015


Legjendat dhe tė vėrtetat qė rrethojnė krijesat qė ushqehen me gjak

Etja e njerėzve pėr tė ditur sa mė shumė rreth vampirėve duket aq e pafundme sa dhe etja e vampirėve pėr gjak. Shkrimtarėt modernė tė librave fiksion me vampirė, pėrfshi Stephenie Meyer, Anne Rice, Stephen King dhe shumė tė tjerė, kanė prirje t’i studiojnė ato. Por nga erdhėn vampirėt?

• Origjina e vampirėve
Vampiri mė i njohur ėshtė padyshim Drakula i Bram Stoker-it megjithėse historianėt tregojnė se Drakula i vėrtetė pėrkon me princin roman Vlad Tepes (1431-1476), pas tė cilit thuhet se Stoker ka modeluar disa aspekte tė karakterit tė Drakulės. Por karakteri i Vlad Tepes-it si vampir, nuk ėshtė parė si njė sadist gjak-pirės por si njė hero kombėtar. Ai gjithashtu njihet si Vlad Dracula “djali i dragoit”.

Llojet e vampirėve qė shumica e njerėzve njohin (pėrveē Drakulės) janė trupat e njerėzve qė thuhet se kthehen nga varret e tyre pėr tė dėmtuar tė gjallė tė quajtur revenant. Kėto lloje vampirėsh kanė origjinė sllave disa qindra vjeēare. Kėto versione vampirėsh nuk mendohej tė ishin njerėzore, por me fuqi mbi-natyrore, mundėsisht djallėzore.

Autori i librit “Nga djajtė tek Drakula” (From Demons to Dracula), Matthew Beresford, thotė se vampirėt e parė kanė lindur nga njė magji nė Egjiptin e Lashtė. Pra, ka shumė versione tė origjinės sė vampirėve nėpėr botė. Ekzistojnė edhe vampirėt aziatikė, shpirtra tė kėqinj qė sulmojnė njerėzit dhe thithin energjinė e tyre tė jetės.

• Krijimi i vampirėve
Interesi dhe besimi tek revenantėt u rrit nė Europė gjatė Mesjetės. Edhe pse nė pjesėn mė tė madhe tė tregimeve moderne, mėnyra mė klasike pėr t’u bėrė vampir ėshtė tė kafshohesh nga njė i tillė. Folkloristi Paul Barber nė librin e tij “Varrimi dhe Vdekja e Vampirėve” thoshte qė shumė shekuj mė parė vampirėt konsideroheshin fėmijėt qė lindnin me defekte, anormalitete, dhe dhėmbė. Dyshime tė ngjashme ka pėr fėmijėt qė lindin me dhėmbė shtesė, ose me mungesė tė kockės sė hundės. Kėto janė shenja treguese qė fėmija tė jetė vampir. Deformime tė tilla konsideroheshin si ogure tė kėqija, dhe ka gjasa qė fėmijėt e lindur me kėto deformime tė vriteshin menjėherė.

Besimi tek vampirėt buron nga supersticione ose supozime tė gabuara. Fatkeqėsi tė pashpjegueshme u ndodhnin personave, familjeve dhe qyteteve. Vampirėt ishin pėrgjigja mė e lehtė qė mund t’i jepej pyetjes se pse gjėrat e kėqija i ndodhin njerėzve tė mirė.

Fshatarėt kishin besimin se diēka i kishte mallkuar ata me frikėn e tė vdekurve. Ata mendonin se tė vdekurit e kohėve tė fundit ktheheshin nga varret e tyre me qėllime tė kėqija. Nė Europėn Mesjetare kėto shiheshin si shenja tė pagabueshme se vampirėt ishin realė dhe ekzistonin mes tyre.

• Mbrojtja nga vampirėt
Sipas traditės besohej se mėnyra mė e mirė pėr tė ndaluar njė vampire ėshtė tė mbash njė ēantė tė vogėl me kripė me vete. Nėse njė vampire po tė ndjek, duhet vetėm tė shpėrndash kripė mbrapa teje. Nė kėtė pikė, vampire ėshtė i obliguar tė ndalojė dhe tė numėrojė ēdo thėrrime kripe pėrpara se tė vazhdojė ndjekjen. Tė tjerė thonė se ekziston njė rregull i pashkruar qė nuk i lejon vampirėt tė futen nė shtėpi vetėm nėse ata janė tė ftuar tė hyjnė brenda.

• Legjenda
Legjenda e vampirėve ka qenė gjithnjė me ne, qė prej hijeve tė piramidave tė Egjiptit tė lashtė e deri tek dritat e qiellgėrvishtėsve tė Nju Jorkut. Ēdo kulturė ka pėrcaktimin e saj pėr krijesat e natės. Fjala me tė cilėn jemi mė tė njohur vjen nga sllavishtja “vam”, qė do tė thotė gjak dhe Tpir (monstėr). Paraqitja fizike tradicionale e vampirėve sipas folklorit evropian ėshtė groteske, njė krijese e frikshme me dhėmbė tė helmatisur dhe kthetra. Pėrshkrimi kinematografik i vampirėve nė filmin “Nosferatu” tė vitit 1922 i prezanton shikuesit me njė pėrshkrim tė saktė tė vampirit tradicional. Nė kėtė film, i cili ishte versioni i paautorizuar i Drakules sė Murnau-t, shohim aktorin Max Schreck si njė gjakpirės me sy tė zinj, i cili pėrvidhet hijeve me veshėt e mprehtė si tė djallit dhe dhėmbėt helmues. Pasi novela e Bram Stoker “Dracula” u bė njė shfaqje popullore nė vitin 1931 dhe filmi po me tė njėjtin titull nė vitin 1931 korri majat e suksesit me personazhin kryesor qė ishte njė vampir aristokrat dhe i sofistikuar atėherė pėr vampirėt u krijua njė imazh popullor se ata ishin ata tė panjohurit tėrheqės qė kafshojnė nė premtim tė jetės sė pasosur.

• Komuniteti i vampirėve
Merticus ėshtė administratori i “Zėrave pėr Komunitetin e Vampirėve”, njė komunitet njerėzish qė pėrdorin fjalėn vampir pėr tė pėrshkruar veten. “Kur njė anėtar serioz i komunitetit tė vampirėve e pėrshkruan veten si vampir ata nuk duan tė thonė se mendojnė se janė personazhe me aftėsi mbinatyrore apo se shpresojnė qė ju tė besoni se janė qindra vjeēarė dhe jetojnė nė njė kėshtjellė”, thotė Merticus. Faktori unifikues i kėtij grupi ėshtė se komuniteti beson se ata janė vampirė, njė qėndrim qė mbėshtetet nga fakti se, siē shprehet Merticus “nuk ka pėrcaktim funksional tė njė vampiri tė vėrtetė”. “Kjo ndodh sepse askush s’e di se cili ėshtė shkaku i kėtij fenomeni dhe komuniteti sillet rreth njė seti perceptimesh dhe simptomash tė pėrbashkėta e jo nė bazė tė njė principi ekzistues. Prandaj, ne mund tė pėrshkruajmė disa eksperienca qė kanė tė bėjnė me tė qenit vampir, por kėto s’duhet tė pėrdoren si listė e plotė e pėrcaktimit tė vampirėve. Nuk ka kushte tė nevojshme dhe tė mjaftueshme qė duhen plotėsuar pėr tė qenė vampir. Vampirėt qė ushqehen me gjak duhet tė konsumojnė sasi tė vogla gjaku nga donatorėt. Pjesa mė e madhe e atyre qė konsumojnė gjak raportojnė se marrin njė sasi shumė tė vogėl njė herė nė javė. Ushqyerja ėshtė njė nevojė shėndetėsore, vampirėt kanė raportuar simptoma negative shėndetėsore, kur janė pėrpjekur tė injorojnė ushqyerjen me gjak”, shprehet Merticus.


• Konti Drakula
Konti Vlad Drakula ka ngelur njė nga personazhet, i cili nuk do tė harrohet kurrė nga historia e njerėzimit. Mbi tė gjitha, ai do tė kujtohet i veshur me simbolin kryesor tė sė keqes qė herė-herė ėshtė krahasuar me vetė djallin, i cili kishte marrė formė njerėzore. Drakula ishte njė prej luftėtarėve mė guximtarė nė luftimet qė kryheshin kundėr Perandorisė Osmane. Ai ndiqte taktika tė ndryshme pėr tmerrimin e kundėrshtarit. Taktika e tij mė e njohur psikologjike ishte ngulja nė hell e kundėrshtarėve tė kapur rob, duke ndėrtuar kėshtu njė pyll tė tėrė me trupa njerėzish. Nguleshin hunjtė e mėdhenj nė tokė dhe mbi ta nguleshin kundėrshtarėt e kapur robėr, qė rrinin pezull nė ajėr deri sa vdisnin ashtu, tė ngulur mbi ata hunj tė mprehur mirė. Kokat ishin sheshit, gjithandej dhe kėto ishin skenat me tė cilat pėrballeshin nėpėr fusha osmanėt. Tmerri kalonte ēdo kufi dhe shumė shpejt Drakula konsiderohej nga osmanėt si vetė djalli. Arritėn deri aty sa tė besonin se nuk ishte njeri. Njė pamje nė tė cilėn mund tė vėrehet qartė profili i kėtij luftėtari tė tmerrshėm, ėshtė edhe njė gravurė nė tė cilėn tregohet Vlad Drakula duke ngrėnė mėngjes. Ai tregohet i ulur nė njė tavolinė nė mes tė njė fushe, i rrethuar nga qindra trupa tė ngulur nė hell. Shijimi i kėsaj atmosfere, ndėrsa ha mėngjesin e tij, tregon sesa i pangopur ishte ai me vuajtjen e kundėrshtarit. Tmerri dhe reputacioni i kėtij njeriu u bė legjendė aq sa dhe sot besohet se ai ishte pėrfaqėsues i djallit ose djalli vetė. Konti Vlad Ţepes, vendbanimi i tė cilit ishte vendosur nė Sighisoara, Rumani, nuk ishte as vampir e as ndonjė krijesė tjetėr mbinatyrore. Ky pseudonim i keq i erdhi kontit nga nofka e tij. Megjithatė, tregimet mizore pėr tė kanė shumė gjasa pėr tė qenė tė vėrteta. Dhe Tepes ishte njė pseudonim gjithashtu dhe jo mbiemri i tij, pasi Vlad kėnaqej kur ndėshkonte mbi hunj popullin (tep do tė thotė “shtizė” nė rumanisht). Thuhet madje se njėherė ai iu gozhdoi kapelet nė koka ambasadorėve tė Francės, sepse ata refuzuan t’i hiqnin ato para tij. Pas kėsaj, ai preu kokėn e shėrbėtorit tė tij pėr ta vendosur atė po mbi hu, pasi ai ishte njė djalė i dobėt, i cili nuk mundi tė duronte dot erėn e kufomave. Njė tjetėr histori qė tregohet pėr tė tmerrshmin kont ėshtė se njė herė ai mblodhi tė gjithė lypsėt e zonės sė tij pėr njė gosti dhe pas saj, ai i dogji ata tė gjithė. Batakēinjtė nga ana tjetėr besonin se ai vrau dy zogj me njė gur, ēliroi vendin nga lypėsit dhe i shpėtoi ata nga vuajtjet. Po ashtu, tregohet se Drakula urdhėroi t’i priteshin duart bashkėshortes sė njė fshatari dhe pastaj koka e saj tė vendosej sipas zakonit tė tij mbi njė hu, sepse ajo u takua me burrin e saj e veshur me rrobat e grisura. Kjo pastaj u pėrdor si njė argument frikėsues pėr fshataret e tjera qė ato tė arnonin rrobat e tyre gjithmonė.

Njė nga krimet mė tė pėrgjakshme tė Drakulės ka qenė kur ai urdhėroi qė tė shpoheshin dhjetė mijė njerėz nė tė njėjtėn kohė nė njė qyteti tė vogėl qė ishte vonuar nė pagimin e taksave tek ai, taksė qė ishte rreth dy monedha argjendi. Pas kėtij akti makabėr, Drakula duke qeshur iu tha pakicės sė mbijetuar: “Kjo do tė bėjė tė tjerėt tė paguajnė gjithmonė nė datėn fikse atė ēka mė detyrohen”. Po me urdhėr tė tij, njė herė tjetėr shumė njerėzit u dogjėn nė shtėpitė e tyre dhe kufomat iu hodhėn si ushqim gaforreve nė njė pellg tė zonės.Pastaj ai mblodhi gaforret dhe ua dhuroi familjeve tė atyre qė guxuan tė shkelin mbi fuqinė e tij. Gjatė mbrėmjeve qė ai organizonte i pėlqente tė shtronte nė njė sallė tjetėr kufomat e armiqve tė tij me fyt tė prerė dhe tė hapur dhe nė duart e tyre vendoste gotat e mbushura me verė. Mbi njė mal nė Brasov tė quajtur kalaja e zezė ėshtė njė kėshtjellė tė cilėn pronari ia dha Drakulės dhuratė pėr ditėlindje. Drakula pasi nuk i pėlqeu diēka e vogėl te kėshtjella, urdhėroi ta vrisnin vasalin brenda ditės.Por duhej tė kalonin disa qindra vjet kur ekspertėt mjekėsorė nxorėn pėrfundimin se Drakula ka pas vuajtur nga skizofrenia e vazhdueshme dhe e ngadaltė dhe si nga njė tjetėr sėmundje e rrallė, qė quhet porphyria. Simptomat e kėsaj sėmundjeje janė fobia nga rrezet e diellit (ultraviolet mund tė shkaktojnė tumoret kanceroze) qime tė gjata qė duken si veshje trupi, mprehje e dhėmbėve etj. Por mė kryesore pėr kėtė sėmundje ėshtė nevoja konstante e pirjes sė gjakut. Kjo shpjegon edhe legjendat e vampirizmit. Mendohet se gjatė sundimit tė tij (1456-1462), “Vlad gjakpirėsi” ėshtė thėnė se ka vrarė nga 40.000 nė 100.000 civilė evropianė (rivalėt politikė, kriminelėt dhe cilindo tjetėr tė cilin ai e konsideronte “tė padobishme pėr tė njerėzimit”), kryesisht duke pėrdorur metodėn e tij e preferuar e tė nguljes sė kokave mbi heshta nė shtylla tė mprehta. Burimet kryesore qė kanė tė bėjnė me kėto ngjarje janė tė dhėnat nga Transilvani fqinj, i cili kishte pėrleshje tė shpeshta me Vlad III. E megjithatė Vladi III respektohet si njė hero i popullit nga rumunėt pėr mundjen e pushtuesve turq. Viktimat e tij thuhet se janė mė shumė tė 100.000 myslimanėve osmanė.

Historikisht, emrin “Drakul” ėshtė nxjerrė nga njė urdhėr sekret vėllazėrore e kalorėsve tė quajtur Urdhri i Dragoit, i themeluar nga Sigismundi i Luksemburgut (mbretit tė Hungarisė, Kroacisė dhe Bohemis dhe Perandori i Shenjtė Romak) qė tė mbrojė krishterimin dhe mbrojtjen kundėr Perandorisė Osmane.

Ka spekulime gjithashtu pėr faktin se Drakula ushqente njė urrejtje tė madhe pėr gratė, dhe si pasojė e kėsaj, krimet e tij ishin tė shumta kundėr tyre. Ai bėhej edhe mė mizor me gratė e pabesa, vajzat qė nuk e ruanin virgjėrinė e tyre dhe tė vejat pasionante, me sa duket duke u pėrpjekur pėr tė imponuar njė moral puritan nė mes subjekteve tė tij.

Por paēka krimeve tė tij mizore, kohėt e fundit disa zyrtarė rumunė hodhėn idenė e ndėrtimit tė njė parku tė madh horror nė territorin e Sighisoara. Nė park do tė paraqiten atributet e inkuizicionit dhe nga periudhat tė tjera tė pėrgjakshme nė historinė njerėzore si kafka, gijotina, karrige elektrike dhe pajisje tė ndryshme tė torturės.Por janė disa organizata tė ndryshme sociale dhe ekologjike, duke pėrfshirė edhe UNESCO-n, tė cilat janė kundėr kėtij ndėrtimi. Ata besojnė se parku do tė jetė i dėmshėm pėr mjedisin dhe do tė prishė atmosferėn historike tė vendit.

• Vampiri i Sakramentos
Qė prej lindjes sė tij mė 23 maj 1950 dukej se Richard Trenton Chase nga Sakramento, Kaliforni kishte lindur nėn njė yll fatkeq. Kur ishte fėmijė ai lagte shtratin natėn, ndizte zjarre dhe vriste kafshė tė vogla. Kur nisi shkollėn e mesme, Chase filloi tė mendonte se njė sindikatė krimi naziste e kishte vėnė nė shėnjestėr dhe po paguante nėnė e tij qė ta helmonte me njė lėndė kimike qė po ia kthente gjaku nnė pluhur. Qė tė mbante zemrėn e tij nė funksion, Chase filloi tė vriste dhe t’u nxirrte zorrėt kafshe tė vogla, duke i pėrzier organet e tyre me coca-cola nė njė pėrzierės dhe mė pas pinte pėrbėrjen. Nė vitin 1975, pasi kishte injektuar gjak lepuri nė venat e tij dhe pėsoi helmim gjaku Chase u shtrua nė njė institut psikiatrik. Edhe atje ai e gjeti mėnyrėn pėr tė vazhduar fiksimin e tij duke kapur zogj qė uleshin nė dritare dhe duke i ngrėnė. Nė vitin 1976 Chase iu dorėzua sė ėmės bashkė me ilaēet. Nė mes tė vitit 1977 ai u gjet duke u endur nė zonėn e lumit Tahoe me njė kovė tė mbushur me gjak, por qė nuk ishte gjak njeriu. Ai vrau njeriun e parė mė 29 dhejtor 1977 dhe njė muaj mė vonė ai vrau 22-vjeēaren, Teresa Ėallin. Ai tėrhoqi trupin e saj nė dhomėn e gjumit dhe i nxori gjakun duke lyer gjithė fytyrėn e trupin e tij. Dy ditė mė vonė Chase bleu dy kėlyshė nga njė fqinj e mė pas i vrau dhe u piu gjakun. Mė 27 janar tė atij viti, Chase vrau katėr persona, tė cilėve u nxori organet dhe u piu gjakun, por u arrestua shumė shpejt nga policia pasi kishte lėnė gjurmė gjithandej.

• Fėmija i djallit
Kur ishte 13 vjeē, Sean Seller i quante veten “Fėmija i djallit” bėri njė pakt me djallin dhe e vulosi duke pirė gjakun e tij. Qė prej asaj kohe ai mbante njė kavanoz me gjakun e tij nė frigorifer tė fshehur pas vezėve. Mė vonė ai u tha autoriteteve se pinte shumė gjak, njėsoj si njė vampir. Adoloshenti Sean filloi tė kryente rituale tė pėrnatshme nė shtėpinė e tij, ku ftonte demonėt qė tė zotėronin trupin e tij. Shumė shpejt, demonėt e quajtėn atė “Ezurate” dhe i thanė se fuqitė e tij mund tė rriteshin nėse ai vriste dikė. Mė 8 shtator 1985 pas mesnatės, Sean vrau viktimėn e tij tė parė, njė punėtor nate nga Oklahoma, tė quajtur Robert Bower. Vetėm disa minuta para mesnatės sė 14 marsit 1986, Sean u zhvesh nė tė brendshmet e tij tė zeza dhe kreu njė ritual demoniak, teksa prindėrit e tij flinin nė dhomėn tjetėr. Mė pas, u tha ai policėve, temperatura ra me dhjetė gradė. Gishta tė mprehtė iu ngulėn nė mish dhe ai u rretha nga demonėt qė fluturonin rreth e pėrqark tij. Nė minutat e ardhshme Sean hyri nė dhomėn e prindėrve dhe i qėlloi nė kokė. Ai insistonte se i kishte dashur vėrtet prindėrit e tij, por kishte qeshur teksa gjaku u rridhte nga plagėt. Mė 2 tetor 1986, Sean Sellers u dėnua me vrasje tė shkallės sė parė. Nė moshėn 15-vjeēare ai u bė i dėnuari mė i ri nė moshė qė u dėnua me vdekje.

• Vampirėt e vėrtetė
Sigurisht qė janė tė pakta nė numėr kafshėt e vėrteta vampirike, pėrfshi shushunjat, njė lloj peshku dhe lakuriqi i natės. Dhe nė tė gjitha rastet qėllimi i kėtyre kafshėve ėshtė tė thithė sa mė shumė gjak, por nuk arrin tė vrasė gjahun. Por ēfarė dimė rreth vampirėve njerėzorė? Ka shumė vampirė tė vetė-identifikuar tė tillė qė marrin pjesė subkulturat gotike. Disa ndjekin ritualet e tyre ose bėjnė operacione dentare pėr dhėmbėt. Por gjak-pirja ėshtė njė ēėshtje komplet tjetėr. Problemi ėshtė se gjaku ėshtė toksik sepse ėshtė i pasur me hekur. Dhe kushdo qė konsumon rregullisht sasi gjaku ka rrezik tė ketė overdozė hekuri nė trup qė shkakton sėmundje tė ndryshme, veēanėrisht me sistemin nervor.

Vampirėt kanė qenė pjesė e kulturės dhe folklorit human nė forma tė ndryshme pėrgjatė mijėvjeēarėve.
Logged

Pages: [1] Print 
« previous next »
Jump to:  

Powered by SMF 1.1.4 | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Copyright 2005-2012 | Atlanta Vampire Alliance | All Rights Reserved
Theme By Nesianstyles | Buttons By Andrea | Modified By Merticus